Panorama Sport (Albania)

Kuqeblutë, sot një tjetër miqësore kundër Deçiçit

VLLAZNIA

-

Për ekipin e Vllaznisë vjen edhe miqësorja e tretë në këtë fazë përgatitor­e. Përgatitje­t e ekipit për sezonin e ri po shoqërohen me zhvillimin e disa ndeshjeve miqësore. Pas dy të parave të zhvilluara në Mal të Zi, ka ardhur momenti për të zhvilluar një të tillë edhe në Shkodër, e cila do të luhet sot, në orën 18:00. Kundërshta­ri i kuqebluve do të jetë Deçiç, skuadra e Tuzit me të cilën shkodranët luajtën edhe para 10 ditësh në Mal të Zi dhe fituan 2-1 me gola të shënuar nga Shtubina dhe Tafili. Tashmë përballja e kthimit do të zhvillohet në Shkodër, por jo në "Loro Boriçi". Tifozë të shumtë kanë menduar dhe dëshiruar që kjo ndeshje të luhej në këtë stadium, por nuk do të ndodhë kështu. Ajo do të zhvillohet në fushën "Reshit Rusi". Edhe në këtë miqësore do të provohen futbollist­ë të huaj që janë aktualisht në stërvitje ose pritet të vijnë gjatë paradites së sotme. Miqësorja e së mërkurës do të jetë e treta për Vllazninë në këtë periudhë, teksa dy të parat i ka fituar 21 ndaj Deçiçit dhe 1-0 ndaj Mornarit. Trajnerit Cungu i duhet që të vendosë përfundimi­sht për mesfushori­n bjellorus Rekish si dhe për sulmuesin brazilian Belmani. Miqësorja ndaj Deçiçit do të vendosë për shumë gjëra.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania