Panorama Sport (Albania)

Analizë me tone të ashpra dhe stërvitje

-

Humbja e Flamurtari­t në ndeshjen miqësore ka shqetësuar jo pak stafin teknik si dhe atë drejtues të ekipit vlonjat. Kjo ka bërë që trajneri Magani të zhvillojë një analizë me tone të ashpra për të tijtë. Tekniku peqinas shquhet për disiplinë në punën e tij dhe është ndër ata trajnerë që kërkon seriozitet dhe përkushtim në çdo sfidë që ekipi zbret në fushë. Pas analizës me tone të ashpra, skuadra ka vijuar përgatitje­t. Stafi teknik me në krye trajnerin Magani e ka përqendrua­r punën te përgatitje­t fizike. Por, gjatë një minutazhi të konsiderue­shëm, lojtarët kanë zhvilluar edhe ushtrime me karakter teknikotak­tik. Trajneri Magani ka tërhequr vëmendjen e lojtarëve për gabimet që kanë bërë në ndeshjen miqësore në Korfuz.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania