Panorama Sport (Albania)

Merkato për trajnerë, Ndreca tregon listën

-

Presidenti i Mamurrasit Ded Ndreca është në kërkim të trajnerit që do të drejtojë skuadrën për sezonin e ri. Kreu i klubit bëri të ditur disa ditë më parë se ishte shumë pranë akordit me një teknik të njohur, por se nuk është arritur marrëveshj­a. Tashmë, Ndreca ka piketuar emra të tjerë që mund të marrin drejtimin e skuadrës. "Aktualisht, jam në bisedime me disa trajnerë dhe çdo gjë po shkon mirë. Në listë janë disa emra të njohur, me të cilët po diskutojmë. Por, përzgjedhj­a mbetet e vështirë, pasi ai që do të drejtojë skuadrën duhet të njohë ekipin dhe një pjesë të mirë nga futbollist­ët", shprehet presidenti. Ndërkaq, Ndreca po pret që fillimisht të emërohet tekniku i ri dhe më pas të nisë nënshkrimi i kontratave me lojtarët. Ekipi kaloi një sezon të vështirë duke e siguruar mbijetesën vetëm në "play-out". Ahmet Zani

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania