Panorama Sport (Albania)

Erzeni sqaron pozicionin: Nuk bëhemi pengesë për lojtarët

-

Erzeni ka reaguar dje në lidhje me largimin e mesfushori­t Alked Çelhaka, i cili, pasi kishte firmosur për shijakasit, u transferua te Laçi. "Klubi dëshiron të sqarojë opinionin sportiv në lidhje me largimin e Alked Çelhakës nga ekipi ynë drejt Laçit. Mesfushori firmosi kontratën e tij, por vetëm një ditë më pas ekipi i Laçit paraqiti kërkesën për të pasur shërbimet e tij. Erzeni vendosi që të mos i bëhej pengesë lojtarit dhe zgjidhi menjëherë kontratën duke e lënë atë të lirë drejt Superiores. Erzeni nuk dëshiron të bëhet pengesë për realizimin e ëndrrave të sportistëv­e të rinj, të cilët kanë si qëllim elitën, ndaj dhe Çelhaka u la i lirë. Dëshirojmë t'ju themi se merkato jonë është ende e hapur dhe se repartet do të kompletohe­n me lojtarë shumë cilësorë", shkruante klubi në faqen e vet në "Facebook". Fiqiri Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania