Panorama Sport (Albania)

Canka drejt Tomorit, lojtari e konfirmon

-

Tomori ka vënë në shënjestër sulmuesin Mikel Canka, futbollist­in 29vjeçar nga Lushnja, i cili njihet si një "makinë" golash në Kategorinë e Parë. Burime të sigurta pranë klubit tregojnë se kjo do të jetë java vendimtare për sa i përket transferim­it të sulmuesit lushnjar te Tomori. Nuk është hera e parë që emri i Cankës lakohet si opsion për kontingjen­tin beratas, pasi aftësitë e një lojtari të tillë njihen mjaft mirë. Trajneri Sinella e ka kërkuar futbollist­in me ngulm gjatë kësaj merkatoje, ku tashmë duket se palët janë akoma edhe më afër finalizimi­t. Për lushnjarin, i cili është një futbollist i lirë, në bisedime mësohet se janë edhe disa skuadra, por për momentin më afër ndodhen beratasit. I pyetur nga "Panorama Sport" në lidhje me bisedimet që po zhvillon me beratasit, Canka përgjigjet: "Po me kismet, akoma nuk i kemi përfunduar bisedimet". Gjithashtu, klubi do të fokusohet edhe tek ekipet zinxhirë për lojtarët. Eris Sylyku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania