Panorama Sport (Albania)

E ardhmja Më pak shpenzime dhe pa pretendime

-

Sezoni i ardhshëm do ta gjejë Apoloninë me një strategji të re. Lojtarët kryesorë të viteve të fundit do të largohen të gjithë dhe kanë nisur të shkëpusin kontratat në bashkëpuni­m me klubin. Në kampionati­n e ardhshëm pritet një ekip i përbërë vetëm nga lojtarë të rinj, 19-23 vjeç. Në këtë mënyrë do të ulen ndjeshëm shpenzimet e klubit. Gjithashtu, ekipi dhe stafi teknik duket se nuk do të kenë asnjë presion. Duke parë se nuk do të ndërtohet një ekip për të synuar Superioren, fierakët do të garojnë për të siguruar mesin e tabelës. Një tjetër sfidë e klubit është edhe afrimi i tifozëve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania