Panorama Sport (Albania)

Dinamo Dyndje latine në stërvitjen e bluve

-

Dinamo vijon stërvitjen, por drejtuesit janë me mendje te kompletimi i skuadrës. Dhe për këtë arsye po thërrasin një nga një lojtarët që kanë qenë pjesë e skuadrës sezonin që shkoi. Trajneri Igli Allmuça ka thirrur Erxhan Muçën, i cili ka qenë me pushime jashtë shtetit. Edhe pse me pak vonesë, dje iu bashkua skuadrës. Ndërkohë që pjesë e Dinamos do të jenë dhe Bazion Traga e Klaudio Rexhepi, të cilët që nga dita e hënë kanë nisur stërvitjen me blutë, gjithashtu është shtuar shumë organika, por vetëm në seancat stërvitore. Shumë futbollist­ë të rinj i janë bashkuar Dinamos për t'u provuar, shumë prej të cilëve nga Dinamo U-19. Por dje kanë qenë edhe tre futbollist­ë brazilianë ata që kanë shkuar të provohen te blutë, emrat e të cilëve nuk dihen. Kanë qenë ata që kanë rënë më tepër në sy, për shkak dhe të karakteris­tikave fizike. Ata janë të roleve mbrojtës, mesfushor dhe sulmues. Trajneri i skuadrës kryeqyteta­seAllmuça i ka vëzhguar nga afër, por duket se brazilianë­t nuk kanë bindur dhe do të jetë shumë e vështirë që drejtuesit blu t'u ofrojnë një kontratë. Skerdilaid Sulozeqi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania