Panorama Sport (Albania)

Verdhezinj­të Vëllezërit Selaci, ofertë nga Besa

-

Ndërsa mjaft lojtarë vendës janë larguar, drejtuesit, siç pohon administra­tori Ilirjan Berati, kanë nisur kontaktet me futbollist­ë të tjerë. "E kemi thënë që kushdo që dëshiron të largohet nga Besa është i lirë, pavarësish­t se lojtarët kanë disa detyrime. Për hir të karrierës, ne nuk do t'i penalizojm­ë, por nga ana tjetër ishin po këta lojtarë që për dy vite radhazi na zhgënjyen duke rrezikuar Besën për rënien në Ligën e dytë. Unë u uroj suksese kudo ku kanë shkuar kujtdo dhe mirëpres gjithashtu lojtarët që dëshirojnë të qëndrojnë", deklaroi zyrtari i klubit. Njëherësh Ilirjan Berati jep edhe sinjalin e parë se Besa përtej largimeve do rindërtohe­t akoma më e fortë. "Kemi nisur kontaktet dhe do të ketë lojtarë nga Shkodra, Durrësi, Tirana dhe Lushnja. Dy vëllezërit Selaci të Ilirisë, Sokoli dhe Elidoni, janë në planet tona. U kemi bërë ofertë zyrtare dhe presim OK-in e tyre. Portieri Selaci ka qenë 3 vite më parë pjesë e jona dhe e njohim mirë. Po ashtu i vëllai Sokoli mbetet lojtar lider. Nuk do ta lëmë sivjet Besën vetëm në mëshirën e lojtarëve vendas". Feriz Ferizaj

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania