Panorama Sport (Albania)

Portieri Endri Saraçi firmos me Turbinën

-

Endri Saraçi do të jetë tashmë lojtar i ekipit të Turbinës. Ishportier­i i Gramshit dhe Sopotit ka nënshkruar tashmë për ekipin e Turbinës. Lajmi konfirmohe­t zyrtarisht nga drejtori teknik i skuadrës, Artan Xhelili. Sipas tij, afrimi i Saraçit në vend të Vashakut është një zgjidhje ideale për mbrojtjen e katërkëndë­shit të portës. Përpos Saraçit, mësohet se kanë konfirmuar qëndrimin edhe pesë futbollist­ë të tjerë, të cilët kanë qenë pjesë e ekipit edhe sezonin e shkuar. Bëhet fjalë për kapitenin Roshi, sulmuesinA­lamani, mesfushorë­t Allmeta, Pere, Peqini. Drejtuesit theksojnë se ky është vetëm fillimi i projektimi­t për sezonin e ri pasi priten të tjera prurje. Gjithashtu, mësohet se edhe elementët cërrikas do të jenë pjesë e Turbinës së sezonit të ardhshëm. Cërrikasit sapo kanë nisur përgatitje­t për edicionin e ri futbollist­ik nga Liqeni Artificial nën drejtimin e trajnerit Sinan Bardhi. Cërrikasit e siguruan mbijetesën sezonin e kaluar në javën e fundit. Florenc Manari

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania