Panorama Sport (Albania)

Iliria i nis përgatitje­t me mungesa

-

Tek Iliria, dita e parë e stërvitjes është shoqëruar me mungesa të shumta. Vetëm 7 futbollist­ë kanë qenë të pranishëm në seancën e parë. Duke parë këtë pjesëmarrj­e, trajneri Ziri, i cili do ta drejtojë edhe këtë sezon Ilirinë, ka mbetur i zhgënjyer. Sakaq, largimi edhe i disa prej titullarëv­e të sezonit të kaluar me skuadra të tjera ka sjellë edhe shqetësimi­n e tifozëve të Ilirisë. Në një postim në faqen e tyre në "Facebook" ata kanë kërkuar edhe reflektimi­n e drejtuesve të klubit. "Vazhdojnë largimet nga ekipi. Nuk dallohet kush po ikën e kush po vjen sepse drejtuesit tanë hanë bukë dhe flenë gjumë. Me sa duket, kanë harruar që kanë në dorë ekipin e një qyteti që vetëm te futbolli argëtohen. Drejtuesit tallen me një qytet të tërë. Të gjithë kanë qejf që të shohin ekipin e qytetit të tyre në 10 ekipet më të mira në Shqipëri, por vetëm drejtuesit tanë jo. Pse të mos pretendojm­ë këtë vit ku formula e Kategorisë së Parë është më e mirë? Ndoshta mund t'ia dalim sepse në futboll ka të papritura. U lutemi drejtuesve që të marrin lojtarë që e luajnë me zemër futbollin, jo veç për të pasuruar xhepat. Futbollist­ë që kanë besim, luftojnë e të ndershëm dhe jo futbollist­ë me emra të mëdhenj", thuhej në apelin e tifozërisë. Shkëlqim Hasani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania