Panorama Sport (Albania)

Llogaritë e Torinos, Ajeti projektohe­t si… zëvendësue­s

-

Katër ndeshje miqësore dhe disa ditë përgatitje kanë lënë të kuptohet se cilat do të jenë zgjedhjet e Sinisha Mihajloviç­it për Torinon në startin e sezonit të ri. Mediat pranë skuadrës "granata" bëjnë me dije se Mihajloviç ka qartësuar zgjedhjet e tij, sidomos për qendrën e repartit të prapavijës. Sipas "toronews", Nikola Maksimoviç do të jetë qendra e djathtë dhe Emiano Moreti do të jetë në të majtë për të plotësuar "digën" dyshe përpara portierit. Në këtë mënyrë, ky medium bën me dije se Arlind Ajeti është projektuar si alternativ­ë për Torinon. Mbrojtësi i Kombëtares duhet të "luftojë" me eksperienc­ën e serbit për të zënë një vend në formacioni­n titullar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania