Panorama Sport (Albania)

Mustedanag­iç fton të riun e Barnet

-

Roi Syla është djaloshi që do t'u shtohet kuqezinjve U-17 në një turne miqësor në Kazakistan. Skuadra, e cila drejtohet nga Xhemal Mustedanag­iç, do të ketë në dispozicio­n edhe një futbollist që është pjesë e skuadrës së Barnet U-19. Këtë gjë e ka bërë me dije vetë lojtari, i cili, në faqen zyrtare të Barnet, ka treguar ftesën nga Mustedanag­iç për javën e ardhshme në një grumbullim ku Kombëtarja U-17 do të zhvillojë disa ndeshje në një turne miqësor.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania