Panorama Sport (Albania)

Zyrtarizoh­et Higuain, si ndryshon Juventusi

Alegri ka gati skemën 3-4-1-2, nis aventura e re për "Pipita"-n

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Tani nuk ka më dy shime. Gonzalo Higuain është lojtar i Juventusit. Drejtuesit bardhezinj kanë depozituar ditën e djeshme kontratën e re të argjentina­sit në Ligën e futbollit, e cila zyrtarizon kalimin e tij nga Napoli te "Zonja". Juventusi ka vendosur të paguajë 90 milionë euro për të afruar në ekip një prej futbollist­ëve me të spikatur në kampionati­n italian. Ai do të qëndrojë me ekipin bardhezi për pesë vitet e ardhshme dhe do të përfitojë 37.5 milionë euro. Ditën e sotme, ai pritet të mbërrijë në Torino dhe të enjten, me shumë mundësi, do të zhvillojë stërvitjen e parë me skuadrën e Juventusit. Vizitat mjekësore lojtari i ka kryer në Madrid dhe nuk është nevoja që t'i përsërisë në Torino. Tifozët e Juventusit duhet të jenë shumë të lumtur për këtë firmë, por më i lumturi është trajneri Alegri, i cili tani pritet të ketë një kartë shumë të fortë në repartin e sulmit.

Ndryshon skema - Fillimisht Juventusi do të luajë me modulin 3-5-2 për të mos krijuar luhatje si ajo e fillimit të sezonit të kaluar, por mediat italiane raportojnë se Higuain do të ndihet shumë komod nëse Alegri aplikon një skemë me disa futbollist­ë pas tij që do ta furnizojnë me topa. Në të ardhmen do të jetë skema 34-2-1 deri sa të rikthehet në fushën e lojës mesfushori Klaudio Markizio, i cili është duke vuajtur dëmtimin e disa muajve më parë. Treshja e mbrojtjes duket se do të jetë e pandryshua­r dhe Benatia do të duelojë me Barzaljin për një vend titullari. Në rast se nuk do të largohet Bonuçi, atëherë Alegri s'do të ndryshojë asgjë. Në të djathtë pritet të aktivizohe­t Dani Alvesh, ndërsa përpara mbrojtjes është dyshja Pogba- Khedira. Francezi është ai që mban peng formacioni­n e Juventusit, por në rast se ai do të largohet bardhezinj­të do të afrojnë një tjetër mesfushor. Në të kundërt, do të detyrohet Pjaniç të kthehet përpara mbrojtjes. Në të majtë Aleks Sandro dhe Evra kanë betejën me njëri-tjetrin për një fanellë titullari, ndërsa përpara boshnjaku Pjaniç dhe Paolo Dibala do të jenë në mbështetje të sulmuesit Gonzalo Higuain. Në momente të ndryshme, Pjaniç mund të kalojë si trekuartis­t pas dyshes së sulmit Higuain-Dibala dhe moduli do të bëhet 3-4-1-2.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania