Panorama Sport (Albania)

Juventusi i ri merr formë, mrekullojn­ë Benatia-Pjaniç

Mposhtet Totenhemi, Dibala gjithmonë prezent

-

Mund ta quani pa frikë: Juventusi i blerjeve të reja. Edhe pse në fushën e lojës ishin dy të tillë, bënë detyrën duke i dhënë fitoren në miqësoren e dytë në Australi përballë Totenhemit. Miralem Pjaniç dhe Medhi Benatia zhvilluan një ndeshje të shkëlqyer dhe ishin në fushën e lojës si titullarë. Ndryshe nga ndeshja e parë, Masimilian­o Alegri kishte ndryshuar skemën duke provuar modulin 43-2-1 për të parë përshtatje­n e Pjaniçit pas sulmuesit. Boshnjaku nuk zhgënjeu dhe bëri një paraqitje mjaft pozitive, duke dhënë asistin për golin e shënuar nga mbrojtësi Benatia. Ndeshja u zhbllokua shumë shpejt nga bardhezinj­të, kur i përhershmi Dibala nuk fali i vetëm përballë portierit Vorm. Ai mori një pasim nga Perejra, i cili përfitoi nga gabimi i bërë nga mbrojtësit e Totenhemit. Ndeshja u kontrollua nga kampionët e Italisë dhe vetëm pas 15 minutave ata e panë veten duke udhëhequr me rezultatin 2-0. Të dyja skuadrat luanin me rezervat dhe trajnerët preferuan t'u jepnin më shumë besim të rinjve. Skuadra angleze arriti të ngushtonte diferencën me Lamelën në minutën e 67-të, por pa arritur të prishte festën e Juventusit. Në turneun miqësor që po zhvillohet në Australi, bardhezinj­të mbajnë vendin e parë në grup me katër pikë (humbja me penallti kundër Melbërnit vlen 1 pikë).

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania