Panorama Sport (Albania)

Alegri: Punë e shkëlqyer, këtë vit nuk ndalemi

-

Masimilian­o Alegri është i bindur se Juventusi i tij mund të bëjë një sezon të shkëlqyer. Pas përfundimi­t të ndeshjes miqësore me Totenhemin, numri një i bardhezinj­ve përgëzoi të tijtë për rezultatin dhe tha se ekipi është duke punuar shumë mirë në të gjitha aspektet. "Bëmë një ndeshje shumë të mirë ndaj një rivali të fortë si Totenhemi. Mora përgjigjet e duhura nga shumë lojtarë në fushën e lojës. Për 60 minuta pashë një ekip që e mbrojti mirë rezultatin dhe u impostua ashtu siç duhet në fushën e lojës. Jemi duke u përmirësua­r dhe jam i bindur që mund të bëjmë një vit pozitiv. Tani kemi ndeshjen e fundit në Hong Kong dhe pastaj do të rikthehemi për t'u përgatitur në Itali. Pjaniç dhe Benatia? Bënë një ndeshje të shkëlqyer, duke parë që ishte e para. Janë dy lojtarë që do të na ndihmojnë shumë", përfundoi trajneri.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania