Panorama Sport (Albania)

Vitin tjetër nisin bisedat me Juventusin

-

Bardhezinj­të kanë një projekt afatgjatë, i cili nuk pritet të përfundojë me transferim­in e Higuainit, Pjaniçit apo ndonjë lojtari tjetër. Marota dhe Paratiçi po punojnë paralelish­t për të ndërtuar një ekip të fortë për shumë vite. Në listën e dëshirave është sulmuesi Domeniko Berardi dhe lajmin e bën të ditur vetë presidenti i Sasuolos, Skuinci. Ai ka thënë se, duke nisur nga viti i ardhshëm, do të bisedojë me Juventusin për shërbimet e sulmuesit. "Berardi është i lumtur që do të qëndrojë te Sasuolo edhe për një vit. Më vonë duhet të shohim për të parë cila do të jetë më e mira për lojtarin. Juventusi ka shfaqur interes, por nga viti i ardhshëm do të bisedojmë", tha Skuinci.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania