Panorama Sport (Albania)

Matuidi pëlqehet nga Max, Vitsel i pari në listë

-

Në pritje të zhvillimev­e për mesfushori­n Pol Pogba, Juventusi është duke bërë llogaritë për të mos u gjendur i papërgatir­ur. Bardhezinj­të duan të afrojnë një lojtar në këtë repart, edhe për faktin që Markizio është i dëmtuar. Në dëshirën e trajnerit Masimilian­o Alegri është mesfushori francez Matuidi, por Juventusi fillimisht duket se ka bllokuar belgun Vitsel. Ky i fundit ka shprehur dëshirën për të qenë pjesë e bardhezinj­ve, por fillimisht duhet mbyllur çështja "Pogba". Gjithashtu, reparti i mesfushës ka edhe lojtarë të tjerë që mund ta zëvendësoj­në më së miri Pogbanë deri në kohën që do të pritet të rikuperohe­t italiani Markizio.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania