Panorama Sport (Albania)

Pjaniç: Po e pres me padurim kampionati­n

-

Miralem Pjaniç ishte një nga më të mirët në fushën e lojës në miqësoren që Juventusi fitoi ndaj Totenhemit. Mesfushori boshnjak tha se skuadra është duke u përgatitur shumë mirë, por mund të përmirësoh­et ende. "Po e pres me padurim kampionati­n. Jemi gati për të fituar gjithçka dhe besoj se do të bëjmë mirë. Sigurisht që mund të përmirësoh­emi akoma më shumë dhe na duhet pak kohë për t'u përshtatur me njëri-tjetrin. E kam parë kalendarin dhe duket disi i vështirë në letër, por për ne janë ndeshje që do të na motivojnë shumë dhe jam i bindur se mund të bëjmë një kampionat për t'u mbajtur mend", tha pas ndeshjes Pjaniç.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania