Panorama Sport (Albania)

"Napoli bëri mirë që shiti Higuainin, Ikardi s'u bën punë

-

Merkato verore e këtij sezoni po u kujton tifozëve të Juves ato që bënte Luçiano Moxhi gjatë kohës që "Zonja" menaxhohej me autoritet nga "triada" e famshme. Për transferim­et e fundit të Juventusit ka folur dje kreu Luçiano Moxhi, i cili mund të konsideroh­et si më i paanshmi, pasi ka lindur në Kampanjë, por ka korrur suksese si drejtues në Piemonte te Juvja. Higuain - "De Laurentis u tregua i zoti pasi shiti një lojtar që është gati 30 vjeç (në të vërtetë mbush 29 më 10 dhjetor) për 94 milionë euro. Në këtë çështje dua të shtoj se Napoli u kap në befasi. Prej një muaji u përfol se do të largohej Higuain dhe nuk është normale që t'i kërkosh pasuesin vetëm tani. Napoli duhet të ndërtonte dy strategji. Njërën ta kishte nëse ai do të qëndronte dhe tjetrën nëse do të largohej". Kampionati - "Juventusi ka dobësuar shumë rivalet direkte me afrimin e Pjaniçit dhe Higuainit. Në këtë histori nuk kam shumë për të shtuar. Zëvendësue­si - "Po të isha në vend të drejtuesve të Napolit nuk do të zëvendësoj­a Higuainin me Ikardin. Ky i fundit nuk bën për skemat e Sarrit, pasi në fushë sillet për llogari të vet dhe nuk i konsideron shumë shokët e ekipit. Po të isha në vend të tyre, do të trokisja në dyert e Atletikos për të kërkuar Grizmanin. Duke parë rrjedhën e ngjarjeve dhe Lapadula nuk do të ishte për Napolin".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania