Panorama Sport (Albania)

Napoli arrin akordin me Milik, do edhe Ikardin

-

Darkën e djeshme, skuadra e Napolit nuk ka ndenjur duarkryq dhe në pritje të zhvillimev­e të Interit ka siguruar shërbimet e Arkadiuz Milik. Kampanët kanë gjetur akordin si me polakun dhe me Ajaksin, por nuk janë tërhequr nga Mauro Ikardi. Akord i plotë - Sipas mediave holandeze, kampanët kanë bindur Ajaksin që të heqë dorë nga kartoni i Milikut për 35 milionë euro. Edhe lojtari është bindur që të shkojë në Serinë A ku do të qëndrojë plot pesë vite dhe do të përfitojë rreth 1.5 milionë euro në sezon. Edhe Ikardin - Afrimi i Milikut nuk përjashton transferim­in e Mauro Ikardit. De Laurentis nuk do që të humbë terren nga Juvja dhe po bën gjithçka për të forcuar skuadrën. Paditen e djeshme mësohet se ka dërguar në 55 milionë euro ofertën për sulmuesin e Interit. Sa i përket transferim­it të Ikardit, më shumë do të kuptohet pas takimit që do të ketë Mançini me drejtuesit e shoqërisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania