Panorama Sport (Albania)

Vanda Nara zbulon ofertën e tretë të De Laurentisi­t

-

Bashkëshor­tja-menaxhere e Mauro Ikardit bëri publike ofertën e tretë që i kishte paraqitur Aurelio De Laurentis. Gjatë një prononcimi për emisionin "Infama" (transmetoh­et në një kanal argjentina­s), Vanda shpjegoi: "Napoli i ka ofruar Ikardit dhjetë milionë euro në vit. 7 prej të cilave i merr si rrogë, ndërsa tre të tjerat nga të drejtat e imazhit. Veç të tjerash, De Laurentis na ka propozuar që të bëhet ortaku ynë në shoqërinë e imazhit të Mauros. Ata i kanë ofruar 50 milionë euro Interit. I gjithë Napoli do Ikardin. Por ai është kapiten i Interit. Juventusi e kërkoi në qershor, por Interi nuk e la të largohej. Roli në film që më është propozuar nga De Laurentis? Nuk mund të shkoj dot në Londër sepse jam shtatzënë. De Laurentis më ofroi tani që të drejtoja një emision në një televizion italian", tha Nara. Në këtë drejtim, duket se bashkëshor­tja-menaxhere është dorëzuar dhe Ikardi qëndron zikaltër. Ndërsa Napoli ka paralajmër­uar se do t'i bëjë Interit edhe një ofertë të katërt.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania