Panorama Sport (Albania)

Auzilio ka mbyllur blerjen e Kandrevës

-

Piero Auzilio është njëri prej drejtuesve më të aftë në Itali. Mes shumë vështirësi­ve, drejtori sportiv i Interit ka arritur që të përkulë edhe një personazh "të vështirë" si Klaudio Lotito. Përpara se të nisej drejt SHBA-së, Auzilio i ka formuluar ofertën e fundit presidenti­t të Lacios për shërbimet e Antonio Kandrevës. Mësohet se Interi ka dërguar deri në 20 milionë euro ofertën për sulmuesin e krahut të Lacios. Tani Lotito është me shpatulla pas muri pasi pritet që ta pranojnë edhe pse në fillim kërkonte 25. Numri një i Lacios e di se dëshira e lojtarit është që të transferoh­et në Milano dhe së dyti ai nuk ka në dorë oferta të klubeve të tjera.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania