Panorama Sport (Albania)

"Roberto do vetëm garanci, nuk do që të largohet"

-

Luixhi Garlando, opinionist­i i "Gazzetta dello Sport", ka zbuluar dje qëndrimin e Roberto Mançinit. "Nuk do të habitesha nëse Roberto do të qëndronte. Ai kërkon vetëm besim, nëse një kinez i del përballë dhe i thotë se ka besimin e shoqërisë, atëherë ai nuk largohet. Roberto pretendon një merkato serioze. Unë mendoj se ai nuk do të largohet. Ai nuk ka vdekur, ai pret vetëm që t'i krijojnë kushte optimale pune. Nëse do të donte që të largohej, do ta kishte bërë me kohë. Kemi folur bashkë dhe më ka thënë se do që të ketë me vete shoqërinë. Sa u përket shitjeve, atij i kanë thënë se Ikardi nuk do të largohet edhe nëse Interit i ofrohen 100 mln euro. Atij i kanë thënë se shoqërisë do t'i duhet të përfitojë 50 mln euro nga largimet dhe dy lojtarët e vetëm që janë programuar për t'u shitur janë Murijo dhe Brozoviç", tha gazetari i njohur italian.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania