Panorama Sport (Albania)

Barcelona hap negociatat për rinovimin e kontratës

HAVIER MASKERANO

-

Merkato verore e Barcelonës deri më tani nuk ka qenë optimale. Dani Alvesh iku drejt Juventusit, ndërkohë që klubin e ka kërcënuar me "lamtumirë" edhe një tjetër lider. Flasim për Havier Maskeranon, i cili nuk ka pritur shumë mirë lëvizjet e fundit të Barçës. Afrimi i Andre Gomezit ka detyruar argjentina­sin që t'i kërkojë siguri Barçës për të ardhmen. 32-vjeçari ka kërkuar rinovim kontrate edhe pse ajo aktualja i skadon pas dy vitesh. "El Hefesito" i ka kërkuar trajnerit që në sezonin e ardhshëm të mos e aktivizojë si mbrojtës qendre. Ai dëshiron që të luajë në mesfushë, aty ku janë minimizuar edhe më shumë hapësirat pas mbërritjes së Andre Gomezit. Ky do të jetë një problem i madh për Luis Enriken, i cili do të bëjë çmos për të mos humbur një tjetër lider.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania