Panorama Sport (Albania)

Zaza dhe ndryshimi strategjik i menaxherit

-

Simone Zaza ka bërë edhe një tjetër hap drejt Milanit. Sulmuesi i Juventusit brenda pak ditësh pritet që të ndryshojë fanellë, por përpara ka menduar që të ndryshojë edhe këshilltar­in. Zaza do të jetë lojtari më i fundit që do të bëhet pjesë e grupit të sportistëv­e, të cilët kanë menaxher Xhuzepe Ricon. Ky i fundit njihet për afrimiteti­n që ka me Adriano Galianin dhe ky hap i Zazës është interpretu­ar nga mediat si një sinjal që ka dashur t'i japë lojtari "Djallit". Për momentin, Milani nuk po kryen asnjë lëvizje në merkato, pasi po pret largimin e Karlos Bakës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania