Panorama Sport (Albania)

Shtyhet firma mes Berluskoni­t dhe kinezëve

-

Të gjitha palët thonë se janë dakord mbi gjithçka, por firmën nuk e hedhin. Mediat italiane kanë zbuluar dje se grupet kineze që janë interesuar për 70% të aksioneve të Milanit i kanë kërkuar Silvio Berluskoni­t edhe 7-10 ditë të tjera kohë për firmën. Siç dihet, "Kavalieri" prej kohësh ka treguar vullnetin e tij për të shitur shumicën e skuadrës së tij të zemrës, por në momentin që pritet firma e famshme, diçka nuk shkon dhe gjithçka shtyhet për një tjetër datë. Edhe këtë herë është përsëritur i njëjti skenar dhe kinezët kanë bërë me dije se do të udhëtojnë drejt Milanos pas pak ditësh.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania