Panorama Sport (Albania)

Krijohet në Angli "Premier Liga 2" ku do të aktivizohe­n të rinjtë

Risia

-

Duke filluar nga ky sezon, në kampionati­n anglez do të ketë një tjetër ligë. Ajo do të quhet "Premier Liga 2" dhe në të mund të marrin pjesë të gjitha skuadrat e të rinjve. Ditën e djeshme është prezantuar formati i kësaj lige që do të ketë dy divizione. Në divizionin e parë do të marrin pjesë skuadrat: Arsenal, Çelsi, Derbi Kaunti, Everton, Leiçester Siti, Liverpul, Mançester Siti, Mançester Junajtid, Riding, Sauthempto­n, Sanderlend dhe Totenhem. Ndërkohë, në divizionin e dytë do të jenë ekipet: Aston Vila, Blekburn Rovers, Brajton, Fulham, Midëllsbro­u, Njukasëll, Noruiç Siti, Suonsi Siti, Stok, Uest Bromuiç Albion, Uest Hem dhe Volves. Të gjitha skuadrat do të kenë mundësinë për të aktivizuar në këto kampionate futbollist­ët e rinj dhe në këtë mënyrë do të furnizojnë me talente skuadrat e para. Liga ka edhe disa rregulla të caktuara, me të cilat janë njohur të gjitha ekipet pjesëmarrë­se.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania