Panorama Sport (Albania)

Ibra zbarkon në Mançester: Refuzova ofertën e një miku

-

Zlatan Ibrahimovi­ç u ka dhënë fund pushimeve dhe ka zbarkuar në Mançester për t'iu bashkuar skuadrës së tij të re. Sulmuesi suedez ishte një nga blerjet e bujshme të Murinjos. Futbollist­i do të kryejë stërvitjen e parë me ekipin ditën e sotme, ndërsa debutimin me shumë mundësi do ta bëjë në Suedi kundër ekipit të Gallatasar­ajit. Junajtid do të përballet me turqit në Goteborg. Ibrahimovi­ç pritet të jetë në fushë për herë të parë me fanellën e djajve, ndërkohë që ai ka thënë se për të veshur fanellën e Junajtid vendosi të refuzonte një ofertë nga miku i tij, Bekham. "Ai më kërkoi të transferoh­esha në Amerikë në skuadrën e tij, por sigurisht që për mua ishte më mirë të luaja në Angli me Murinjon. Në të ardhmen sigurisht që mund të shkoj në Amerikë dhe është një opsion shumë i mirë për karrierën", tha Ibrahimovi­ç.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania