Panorama Sport (Albania)

Erikson: Allërdajs zgjedhja e duhur, do bëjë mirë tek Anglia

-

Zgjedhjen e Sem Allërdajs në krye të pankinës së Anglisë e ka përshëndet­ur edhe ish-trajneri Sven Goran Erikson. Ai ka thënë se trajneri i ri është shumë autoritar dhe ka dëshirë për të punuar. "E njoh shumë mirë Allërdajsi­n dhe kam miqësi me të prej disa vitesh. Është një trajner i mirë, por mbi të gjitha një njeri shumë i mirë. E dashuron futbollin dhe organizimi­n në fushën e lojës. Kudo që ka qenë ka bërë mirë dhe ka pasur rezultate pozitive. Mendoj se Anglia ka bërë zgjedhjen e duhur dhe i uroj fat Allërdajsi­t në këtë sfidë të re", ka thënë Erikson. "Big Sam" u zgjodh në krye të stolit të "tre luanëve" pasi Roi Hoxhson dështoi në kampionati­n europian dhe u eliminua nga Islanda. Pasi bënë disa analiza dhe intervista pune, drejtuesit e federatës angleze ia besuan këtë post trajnerit të Sandërlend­it, Allërdajs.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania