Panorama Sport (Albania)

Karlo Ançeloti është trajneri perfekt për të drejtuar Bajernin

- Nga FILIP LAHM

Pak trajnerë e kuptojnë ekuilibrin e duhur aq mirë sa Karlo Ançeloti. Pas dy javësh stërvitje me të, unë besoj plotësisht se ai është njeriu perfekt për të drejtuar Bajernin e Mynihut në këto momente. Ai është një trajner italian, i cili ka drejtuar Milanin, Çelsin, PSG-në dhe Realin e Madridit, duke fituar tituj kombëtarë dhe ndërkombët­arë. Ai di si t'u flasë lojtarëve dhe është e qartë që është i emocionuar që ndodhet këtu. E gjitha kjo na bën ne të ndihemi shkëlqyesh­ëm. Unë shpresoj që miqtë tanë amerikanë ta shijojnë këtë atmosferë brenda skuadrës, ndërsa ne luajmë në këtë tur. Ishte me siguri shumë shpresëdhë­nëse që të shikoje sesa fanella të Bajernit ndodheshin në aeroport për të na pritur kur erdhëm. Mezi po e pres ndeshjen e parë në Çikago dhe pastaj do të shkojmë në Sharlot dhe Nju Jork. Të qenit futbollist profesioni­st do të thotë që unë e kam pasur gjithnjë në kokë futbollin. Kur shoh lajmet për shembull, nuk ka rëndësi se për çfarë teme bëhet fjalë, ajo që unë vë re janë fëmijët që mbajnë veshur fanellat e Barcelonës, Mançester Junajtid, Realit të Madridit apo Bajernit të Mynihut. Është e rëndësishm­e të mendosh për këta fëmijë kur ne shkojmë në ture të tilla, siç është ky i SHBA-së. Të gjithë Ronaldot, Riberitë dhe Nejmarët e rinj, të cilët mund të jenë në Indi, Afrikë apo Amerikë, tregojnë sesa i rëndësishë­m është futbolli në të gjithë botën. Për një klub të madh siç është Bajerni, me tifozë anembanë botës, ky është një detyrim që ne kemi për ta. Kur ne shkojmë në ture të tilla, shumë bëjnë sakrificën e udhëtimeve 10-ditore, me fluturime të gjata për të ndjekur këto tri ndeshje në tri qytete të ndryshme. Dhe, pa dyshim, kjo është e lodhshme. Por unë jam i bindur se askush që e ka parë se me çfarë entuziazmi pritet "Internatio­nal Champions Cup" në Azi dhe Afrikë, do të vinte në dyshim rëndësinë e jashtëzako­nshme të turneut. Tifozët janë pjesa më e rëndësishm­e e futbollit dhe sot ata janë kudo. Ata na ndjekin nga televizori, apo "online". Nuk mund të pretendoj që çdo tifoz, i cili dëshiron të na shohë të luajmë, mund të vijë për të na ndjekur, edhe kur ne vizitojmë vendin e tij, por është shumë e rëndësishm­e që ata ta shohin që ne jemi të vërtetë, ne jemi të prekshëm dhe jemi atje. Këto ndeshje luhen në vende që ata i njohin dhe, në këtë mënyrë, ata ndihen më pranë nesh. Nuk janë vetëm ata që përfitojnë nga vajtja jonë atje, por edhe ne kemi shansin për të mësuar gjëra të reja nga kultura dhe mënyra e tyre e jetesës. Ky është gjithashtu një shans i çmuar për ne që të reflektojm­ë në atë që duam nga vetja dhe mendojmë ndryshe. Përpara se të niseshim në SHBA, ne luajtëm një ndeshje të vogël ndaj Landshutit. Vetëm 2 ditë më vonë do të takohemi me Milanin në Çikago. Ky është ekuilibri që ne duhet të arrijmë dhe zhvillojmë identiteti­n tonë si skuadër.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania