Panorama Sport (Albania)

Bajernin e presin 3 ndeshje që do të luhen në kushte ekstreme

-

Turi 11-ditor i Bajernit në SHBA nuk do të jetë aspak çlodhës. Si brenda, ashtu edhe jashtë fushe duhet punuar me intensitet, ndërkohë që Lahm me shokë me të zbritur në aeroportin e Çikagos, kanë gjetur temperatur­a deri në 30 gradë. Lojtarët duhet të ambientohe­n shpejt me diferencën 7-orëshe me Europën, sepse që në mëngjesin e 28 korrikut ( në orën 03: 00) kampionët e Gjermanisë do të matin forcat në ndeshjen e parë të "Internatio­nal Champions Cup" përballë Milanit. "Jemi në një kamp stërvitor dhe jo me pushime", paralajmër­oi Riberi, i cili u prezantua në SHBA me një pamje të re. Pasditen e së martës, Ançeloti zhvilloi edhe stërvitjen e parë në "Soldier Field Stadium". Për trajnerin italian, ndeshja ndaj Milanit, skuadra ku ai bëri epokë si lojtar dhe trajner, do të jetë shumë emocionues­e: "Është logjike, një ndeshje kundër Milanit është për mua gjithnjë speciale. Unë jam gjithnjë një tifoz i tyre". Pas Milanit, do të jetë radha për të udhëtuar drejt Sharlot, ku një tjetër skuadër e qytetit të Milanos, Interi, do të përballet me ta në kushte edhe më ekstreme atmosferik­e (35 gradë celsius). Ndërsa më 3 gusht ata do të ndeshen në Nju Jork, ku parashikoh­en temperatur­a edhe më të larta se në Çikago (31 gradë) kundër Realit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania