Panorama Sport (Albania)

Klubi po mendon t'i ofrojë një kontratë profesioni­sti

-

Një Gëce u largua i pasuksessh­ëm nga Bajerni i Mynihut, por një tjetër mund të bëjë atë që nuk bëri pikërisht Mario në Mynih. Feliks Gëce u rikthye të stërvitet me ekipin e rezervave në Mynih, ndërsa 23-shja e parë e Ançelotit u nis të hënën drejt SHBA-së. Feliks nuk ka udhëtuar me ekipin në Amerikë, por lojtarët konfirmojn­ë se ai ka lënë përshtypje shumë të mira tek ata. Qendërmbro­jtësi i talentuar i skuadrës U-19 është vetëm 18 vjeç, por gjatë testeve të para me Bajernin nën regjinë e trajnerit të ri Karlo Ançeloti, lëshoi sinjale që janë analizuar si shumë pozitive edhe te stafi teknik. Sipas shtypit bavarez, klubi po mendon t'i ofrojë vëllait të Mario Gëces një kontratë profesioni­sti.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania