Panorama Sport (Albania)

Fëler: Dortmundi, rivalja numër 1 e Bajernit

-

Rudi Fëler nuk mendon se Leverkusen­i i tij mund të bëjë surprizën dhe të rivalizojë me Bajernin për titullin kampion këtë sezon. Drejtori sportiv i Bajer Leverkusen­it mendon se Dortmundi do të jetë rivalja që mund të thyejë dominimin e Bajernit. "Objektivi ynë minimal është kualifikim­i në Ligën e Europës, ndërkohë që dëshira e madhe është Liga e Kampioneve. Ne duhet të bëjmë kujdes nga skuadrat pas nesh që Shalke, Gladbahu, apo Volfsburgu të mos na kalojnë. Dortmundi këtë sezon ka një skuadër të shkëlqyer dhe do të jetë pa diskutim rivalja numër 1 e Bajernit", tha ish-trajneri i Gjermanisë gjatë një interviste për "Sky Sport News".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania