Panorama Sport (Albania)

Siti nuk dorëzohet, 70 milionë për Aubamejang­un

-

Pierr-Emerik Aubamejang e tha me gojën e tij se, nëse do të vendoste të largohej nga Borusia e Dortmundit, ai do ta bënte vetëm për Realin e Madridit. Por nga Anglia nuk dorëzohen dhe, sipas tabloidit "Express", Pep Guardiola vazhdon të këmbëngulë për sulmuesin 27-vjeçar për ta transferua­r në Mançester. Siti është gati të ofrojë 70 milionë euro. Sulmuesi la grumbullim­in e skuadrës së tij në Kinë një ditë më parë për t'u kthyer në Gjermani, sepse bashkëshor­tja e tij priti fëmijën e dytë. Por drejtori sportiv, Mikael Cork, nxitoi të theksonte se lojtari ka një kontratë deri në vitin 2020 me Borusian dhe nuk do të largohet.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania