Panorama Sport (Albania)

Reali dëshiron ta huazojë Odegardin te Hamburgu

-

Në Spanjë janë të sigurt. Martin Odegard pritet të huazohet nga Reali drejt një klubi të Bundesligë­s. Për talentin norvegjez, i cili po has shumë vështirësi të bëhet pjesë e skuadrës së parë të kampionëve të Europës, është interesuar më parë edhe Bajerni. Por, duke qenë se Reali nuk mund të pranojë ta shesë 17-vjeçarin për të cilin ka paguar një shifër monstruoze për ta bindur që të vijë në "Bernabeu", Bajernit nuk i intereson. Sipas madrilenes "As", Hamburgu është një destinacio­n i mundshëm i mesfushori­t. Në të shkuarën, spanjollët kanë huazuar në Bundesligë edhe Hezus Vajehon (Aintraht Frankfurt), Borja Majoral (Volfsburg) dhe Dani Karvahal (Leverkusen).

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania