Panorama Sport (Albania)

Kur një shenjë në kraharor buron miliona

Garën e nisi bosi i "Jagermeist­er"-it, Gunter Mast, në 1972

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Një shenjë në fanellë vlen mil iona në bankë. Futbollist­ët nuk janë më thjesht futbollist­ë, por ata janë reklama të lëvizshme. Barcelona paguhet 145 milionë euro në vit nga "Nike" thjesht për atë logon e vogël. Mançester Junajtid ndërkohë fiton 90 milionë euro nga "Adidas". Arsenali merr 35 milionë euro nga "Puma". Këto janë rekordet e reja të sponsorizi­mit të fanellave, një luftë për të cilën duhet të zbresim në vitet 1970 për t'i zbuluar fillimet dhe, për momentin, nuk asnjë shenjë që do të ndalet. Historia

Marrëveshj­et qindra milionë euroshe ndoshta nuk ishin në mendjen e Gunter Mastit në vitin 1972. Mast ishte një biznesmen gjerman i lindur në Brunsuik dhe president i pijes së famshme "Jagermeist­er", por një biznesmen krejtësish­t i painteresu­ar për sportin dhe normalisht as tifoz futbolli. E, megjithatë, gjatë një feste, gjatë mbrëmjes ai nuk po i shikonte shokët e tij, vetëm kur i gjeti të gjithë në kuzhinë duke parë një ndeshje miqësore futbolli në televizor. Ishte ky momenti kur Mastit i lindi një ide gjeniale. Diçka i lindi në kokë dhe, pasi luftoi kundër Federatës Gjermane të Futbollit dhe mori refuzimin e tyre për të ndryshuar rregullat antikomerc­iale, Masti mori atë që deshi. Aintrahti i Braunshvaj­gut u bë klubi i parë i Bundesligë­s që siguroi një sponsor në fanellë dhe debutoi me të ndaj Shalkes më 23 mars 1973. Ajo marrëveshj­e e parë e këtij klubi me "Jagermeist­er"-in nisi një trend që do të kopjohej edhe nga shumë klube të tjera më vonë për të ardhur në garën e 2016-ës. Sot

Sot fanella e Mançester Junajtid vlen 150 milionë euro në sezon, 90 milionë nga "Adidas"- i dhe 60 nga "Chevrolet". Për të bërë një krahasim, të gjitha të ardhurat vjetore të klubit të Kristal Palas për sezonin 2014-' 15 ishin 122 milionë euro dhe ato përfshijnë fitimet nga e drejta e transmetim­it, sponsorizi­met, shitjet dhe biletat. Kjo tregon sesi disa klube mund të sigurojnë kontrata kaq fitimprurë­se nga sponsorët dhe sesi sponsorizi­met e fanellave janë bërë më të rëndësishm­e se kurrë. Përse? Për shkak të 9.5 miliardë eurove që sjell sot e drejta televizive. Kështu e shikon një gazetar ekonomik i revistës "Inside World Football", Met Skot. "Me çdo klub të Premier Ligës që fiton shifra të jashtëzako­nshme nga e drejta televizive, kjo do të thotë që të ardhurat e vetëxhirua­ra nga sponsorizi­met janë shumë të rëndësishm­e te klubet më të mëdha për të ruajtur avantazhin e konkurrenc­ës". Skot nuk e ka gabim. Sezonin e shkuar, Arsenali ishte skuadra më e paguar e Premier Ligës me 120 milionë euro vetëm nga e drejta televizive, por këtë sezon me pagesat e reja, të gjitha ekipet do të bëhen të pasura. Por si e ruajnë ekipet e mëdha diferencën financiare me klubet më të vogla? Këtu hyn në lojë

sponsorizi­mi i fanellës. Mançester Junajtid është duke bërë pikërisht këtë. Ata nuk do të luajnë në Ligën e Kampioneve këtë sezon, por 90 milionë eurot që do të fitojnë nga "Adidas"-i dhe 60 milionët nga "Chevrolet" do të mbulojnë të ardhurat e humbura nga pjesëmarrj­a në Europë. Sponsori apo klubi?

Por dikush mund të pyesë se kush del i fituar nga këto kontrata, sponsori apo klubi? Faktet tregojnë se markat e sponsorëve e fitojnë këtë garë dhe, sidomos në shitjet e fanellave, klubet pësojnë edhe humbjet më të mëdha financiare. Ato mund të paguajnë disa miliona për kartonin e një futbollist­i që transferoh­et, por Xhejk Kohen, një avokat sporti, tregon se klubet fitojnë vetëm 10- 15% të xhiros së shitjes së fanellave dhe pjesa tjetër shkon në xhepat e "Nike", "Adidas", "Puma" dhe markat e tjera. Kjo është arsyeja përse ato paguajnë kaq shumë miliona çdo vit për klubet, sepse ato marrin për vete edhe pjesën më të madhe të tortës. Në fund nuk është thjesht vetëm një marrëveshj­e sponsorizi­mi për një fanellë, por një ortakëri dhe "Adidas"- i mund të shesë të gjitha sendet e Mançester Junajtid në shkallë botërore për 10 vitet e ardhshme. Ata të "Adidas"it e pranojnë haptazi se investimin prej 900 milionë eurosh për 10 vite te Junajtid, ata do ta marrin mbrapsht të dyfishuar në dekadën e ardhshme. Përplasje sponsorësh

Departamen­ti i marketingu­t

në "Old Trafford" konsideroh­et ndër më të mirët në botën e futbollit, por ndonjëherë ata firmosin disa marrëveshj­e delikate, veçanërish­t kur bëhet fjalë për sponsorizi­met individual­e të futbollist­ëve. Memfis Depaj është një sportist që ka një kontratë me "Under Armour" për shembull dhe mban veshur këpucët dhe veshjet e tyre. Por, duke qenë se Mançester Junajtid është një ambasador i "Adidas"it, duhet të tregohet shumë i kujdesshëm me shfaqjet e Depajit. Por, në fund, e gjitha ia vlen sepse ata fitojnë 90 milionë euro në vit dhe me këto mund të paguajnë rroga, transferim­e dhe një gjë e tillë do të zgjasë deri në vitin 2025. Reali i Madridit është klubi i radhës që pritet të hedhë firmën në një kontratë me "Adidas"-in për 125 milionë euro në vit. Çelsi sezonin tjetër nis ortakërinë me "Nike" për 70 milionë euro në vit. "Nike" apo "Adidas"

Dhe tani le të vijmë te pyetja: kush po e fiton garën mes "Nike" dhe "Adidas"? Skot i "Inside World Football" e ka përgjigjen për këtë. "Dy gjigantët e veshjeve sportive janë në një garë centimetra­sh për të qenë mbreti në botën e futbollit. Për momentin, pavarësish­t se gati në çdo sport tjetër kanë mbetur pas, në futboll 'Adidas'-i është mbreti". Është një luftë e hapur dhe nuk ka asnjë shenjë ndalese. Nga 19732016 gjithnjë e më shumë zero u jashtë shtuar këtyre çeqeve dhe ato sa do vijnë dhe do shtohen.

 ??  ?? Arsenali
Arsenali
 ??  ?? Biznesmeni gjerman Gunter Mas
Biznesmeni gjerman Gunter Mas
 ??  ?? Mançester Junajtid
Mançester Junajtid
 ??  ?? Aintrahti i Braunshvaj­gut gjatë sezonit 1977-78
Aintrahti i Braunshvaj­gut gjatë sezonit 1977-78
 ??  ?? Barcelona
Barcelona
 ??  ?? Çelsi
Çelsi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania