Panorama Sport (Albania)

Çelsi klubi më i urryer në Angli, Bornmëthi më i dashuri

-

Në pritje të nisjes zyrtare të sezonit të ri të Premier Ligës (të shtunën e 13 gushtit), Çelsi i Antonio Kontes e ka rrëmbyer një titull, duke e trashëguar nga Mançester Junajtid që e mbante sezonin e shkuar: atë të klubit më të urryer të kampionati­t. Ajo që ka dhënë verdiktin për "supremacin­ë" e bluve të Londrës është sondazhi i përvitshëm që organizon "Manchester Evening News" dhe gazetat e tjera të grupit, në të cilat bën pjesë edhe tabloidi "Mirror". 10 mijë tifozë në Britaninë e Madhe u pyetën se cila ishte skuadra e tyre më e dashur nga 20 klubet e Premier Ligës. Dhe, në fund, rezultati ia dha këtë "çmim" formacioni­t londinez, i cili ka marrë në veçanti votën e tifozëve të Totenhemit dhe Arsenalit. Të gjithë dashurojnë... - Ata që i urrejnë më shumë se të gjithë rivalët e qytetit, janë tifozët e Totenhemit dhe Arsenalit. Ndërkohë që Mançester Junajtid, skuadra që renditet në vend të dytë në këtë klasifikim, ka marrë notat negative të tifozëve të Mançester Sitit, Liverpulit, Kristal Palasit dhe Uest Bromuiçit, edhe pse ata ua kthejnë nderin me të njëjtën monedhë "komshinjve të zhurmshëm" dhe "reds"-ave, të cilët renditen në vend të tretë dhe të katërt me Arsenalin që mbyll pesëshen e parë. Në pyetjen e anketës së kundërt, pra se cili është klubi më pak i urryer i Premier Ligës, rezultati i jep vendin e parë Bornmëthit. Surpriza e vërtetë ndërkohë është Leiçesteri që mban vendin e dytë dhe konfirmon se vetëm suksesi i sezonit të shkuar nuk u mjafton atyre për të justifikua­r përçmimin e tifozëve kundërshta­rë. Klasifikim­i pas 5 vendeve të para vijon si më poshtë: 6) Totenhem; 7) Stok Siti; 8) Uest Hem; 9) Sandërlend; 10) Uest Bromuiç; 11) Kristal Palas; 12) Everton; 13) Hull Siti; 14) Midëllsbro­u; 15) Suonsi; 16) Sauthempto­n; 17) Uotford; 18) Bërnlej; 19) Leiçester; 20) Bornmëth.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania