Panorama Sport (Albania)

Rrëmbehet vjehrra e Ekleston në Sao Paulo

-

Vjehrra e presidenti­t të Formula 1 Berni Ekleston, Apareçida Shunk, raportohet se është rrëmbyer në Sao Paulo. Incidenti në fjalë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes. Policia lokale për momentin nuk ka dhënë shumë detaje. Sipas medias braziliane "Veja and Globo", rrëmbyesit kanë kërkuar tashmë një shpërblim prej 120 milionë reals rreth 33 milionë euro në këmbim të lirimit të zonjës Shunk, 67 vjeç. Apareçida Shunk është nëna e Fabiana Flosit, gruas me të cilën manjati 85-vjeçar u martua në vitin 2012, tre vjet pas takimit të tyre të parë në Çmimin e Madh të Brazilit. Për momentin, Ekleston dhe 38-vjeçarja jetojnë në Angli. Bosi i Formula 1 ishte divorcuar me modelen kroate Slavica Radiç, me të cilën qëndroi prej 25 viteve. "Rrëmbyesit kanë kërkuar si shpërblim një shumë rekord për një rrëmbim në Brazil, e cila do të paguhet në sterlina angleze dhe e ndarë në katër çanta" raportoi Veja. Ndërkohë, vetë Ekleston nuk e ka komentuar rrëmbimin e vjehrrës së tij. Në Brazil, rrëmbimet ishin një krim shumë i zakonshëm i një dekade më parë. Në vitin 2002 raportohes­hin në Sao Paulo një rrëmbim në çdo 27 orë. Vendi, i cili do të presë Lojërat Olimpike në më pak se dy javë, po përjeton krizën më të rëndë ekonomike për dekada të tëra. Shërbimet e sigurimit në Sao Paulo kanë preferuar të mos japin informacio­n për rastin e rrëmbimit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania