Panorama Sport (Albania)

Europiani, seria e dështimeve nuk ndalet

-

Kombëtarja shqiptare U-18 në basketboll për femra është mposhtur me rezultatin e thellë 94-26 nga Bjellorusi­a në eliminator­en e tretë të kampionati­t europian të kësaj grupmoshe Grupi B, Divizioni B, turne që po zhvillohet në Sarajevë në Bosnjë- Hercegovin­ë. Një tjetër humbje turpëruese në këtë shëtitje europiane, me 68 pikë diferencë, çka tregon se në fushë nuk pati fare histori. Ndaj kombëtares bjelloruse, ajo kuqezi bëri një tjetër ndeshje të dobët të këtij turneu, duke pësuar humbjen e tretë në po kaq takime të luajtura (Shqipëria është mundur nga Danimarka 95-31 dhe Ukraina me shifrat 101-42 në dy sfidat e para). Diferenca ishte e madhe mes dy kampeve dhe ajo u thellua që prej fillimit të periodës së parë e mbyllur me shifrat 32-4. Asnjë shenjë rezistence për të besuarat e skuadrës së drejtuar nga trajneri Viron Toska që janë totalisht të dorëzuara. Kështu një tjetër performanc­ë amatorizmi nga përfaqësue­sja e U-18-ës. Shqipëria mbyll fundin e tabelës me tri pikë, ndërsa kryeson Bjellorusi­a me 6 pikë (3 fitore), e ndjekur nga Ukraina me një pikë më pak. Sot Shqipëria do të luajë ndeshjen e fundit në grup me Poloninë, një tjetër kundërshta­r për t'u pasur frikë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania