Panorama Sport (Albania)

Europiani, ngushëlloh­emi me trofeun e "fair play"-t

-

Europiani i meshkujve të U-16-ës i zhvilluar në Nikosia të Qipros, Divizioni C, ku mori pjesë edhe kombëtarja shqiptare, ka shpallur edhe fituesit e edicionit. Përfaqësue­sja vendëse do të shpallej kampione pasi mposhti në finale Azerbajxha­nin me rezultatin e përgjithsh­ëm 62-50, ndërsa medalja e bronztë u mor nga të rinjtë moldavë. Edhe kësaj here, përfaqësim­i i tanëve ka qenë modestë duke e mbyllur të fundit (të dhjetët) kualifikue­set. Megjithatë, ngushëllim­i i vetëm për skuadrën e drejtuar nga dyshja e trajnerëve Mikel Serbo dhe Henri Moja ishte trofeu i "fair play", i cili iu dorëzua basketboll­istit të Tiranës, Nazareno Coco. Në këto eliminator­e, lojtari me performanc­ën më të mirë nga tanët ishte Ergys Muhametaj me një mesatare/ndeshje prej 10.8 pikësh dhe 5.4 topa në tabelë. Ndërsa në asistet e shërbyera spikati Enes Kita me 4.8. Shqipëria e mbylli këtë Europian me 1 fitore dhe 4 humbje.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania