Panorama Sport (Albania)

Olimpiada, përjashtoh­en 5 kanoiste rusë

-

Federata Botërore e Kanoes ( ICF) ka bërë publike përjashtim­in nga Lojërat Olimpike të Rios të pesë sportistëv­e rusë, emrat e të cilëve shfaqen në raportin e ekspertit McLaren për doping. Është Aleksandër Diaçenko, medalist i artë në "Londër 2012" në disiplinën K2 200, Elena Aniushina ( K2 500), Natalia Podolskaia ( K1 200), Andrei Kraitor ( C1 200) dhe Aleksi Korovashko­v ( C2 1000). Pesë sportistët e kanoes ishin kualifikua­r në kampionati­n botëror të 2015-ës në Milano. "Kjo është një goditje e rëndë për lëvizjen olimpike dhe na trishton fakti që është sporti ynë është i përfshirë", ishte komenti i Simon Tulson, sekretar i përgjithsh­ëm i ICF- së.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania