Panorama Sport (Albania)

Majkëll Xhordan: I indinjuar me dhunën në Amerikë

-

Majkëll Xhordan, basketboll­isti më i madh i të gjitha kohërave nuk mund të heshtë. Ish-ylli i Çikago Bulls vendosi të shprehë indinjatën duke dënuar episodet me pasojë vdekje për afrikano-amerikanë nga policia dhe për sulmet kundër uniformave blu. Nga "Baton Rouge" në Dallas, nga Minesota në Kansas Siti për të përfunduar në Luiziana. "Si një amerikan krenar që jam, babai i cili humbi të atin në një akt të pakuptimtë të dhunës (vrarë në verën e vitit 1993 në gjoks me një pistoletë të kalibrit 38) dhe si person me ngjyrë jam i prekur thellësish­t nga vdekjet e afrikano-amerikanëv­e nga ana e policisë. Gjithashtu u ndjeva i zemëruar për aktin frikacak dhe urrejtjen nga ata që kanë në shënjestër dhe kanë vrarë policë. Jemi të gjithë në zi, së bashku me familjet e atyre që humbën të dashurit", deklaroi Xhordan, pronari aktual i Sharlot Hornets në NBA.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania