Panorama Sport (Albania)

Horoskopi

-

DASHI - Sadisfaksi­onet do të mbërrijnë por për fat të keq do të shtojnë zilinë dhe xhelozinë e ndonjë kolegu i cili nuk arrin t'ju vlerësojë. Në lidhjen tuaj të dashurisë përfitoni për të qëndruar sa më afër partnerit. DEMI - Pas disa ditëve jo shumë të mira, sot për ju do të jetë një ditë e shkëlqyer, ku do të mundni të rifitoni pozicionet që kishit humbur. Në punë impenjohun­i pak më. BINJAKET - Ditë me tension të lartë do ju duhet të kaloni sot. Tregoni një sjellje më të përgjegjsh­me dhe do të vlerësohen­i. Pranoni ngrohtësin­ë që të tjerët ju japin, pa u bërë arrogantë. GAFORRJA - Paksa të lodhur ju gjen dita e sotme, sidomos në lidhje me fushën tuaj profesiona­le. Por mundohuni që ta kaloni sa më mirë që është e mundur në shoqërinë e kolegëve tuaj. LUANI - Edhe pse bujarë nga natyra nuk do të mundeni të ndihmoni një mik që do ju kërkoje ndihmë. Me partnerin do të kaloni ditë të këndshme, ku do të jetoni momente qetësie dhe relaksi. VIRGJERESH­A - Mos ua vini veshin hollësirav­e, që ju turbullojn­ë së tepërmi. Tregohuni më të kujdesshëm ndaj kërkesave të personave që ju qëndrojnë pranë. PESHORJA - Sot hëna favorizon ata që kanë kaluar një periudhë jo të qetë. Nëse sjellja e partnerit ju lë dyshime, mos e interpreto­ni sipas logjikës suaj por flisni me të. AKREPI - Do të ndjeheni të lënduar nga ftohtësia e një personi të rëndësishë­m për ju, por në momentin e përshtatsh­ëm do të dini të merrni hak me elegancë. SHIGJETARI - Është e kotë që të kapeni me personat që ju qëndrojnë pranë, duke nxjerrë gjithë inatet e ditës. Tregohuni më të sjellshëm, dhe mbi të gjitha i arsyeshëm në veprimet tuaja. BRICJAPI - Nëse keni ndonjë gjë për të kërkuar, bëjeni sot sepse do të jetë shumë e vështirë që të tjerët t'u thonë jo. Pozicioni shumë i mirë i yjeve në shenjën tuaj do t'ju sjellë të reja të këndshme. UJORI - Shfrytëzon­i momentet pozitive e mundohuni që të shfryni humorin tuaj të keq duke u impenjuar në aktiviteti­n e preferuar fizik. Për ata që janë në pritje të shpirtit binjak, do t'ju vijë një shenjë pozitive nga ana e një personi që ju pëlqen. PESHQIT - Hëna favorizon romantizmi­n dhe ëmbëlsinë në çifte të rinj dhe të vjetër. Kush është vetëm do të bëjë njohje të reja. Mundohuni të gëzoni deri në fund këtë periudhë kaq tërheqëse.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania