Panorama Sport (Albania)

Minj? Jo, për asnjë minutë…

- Nga SAIMIR DEMI

Gjithmonë

kam menduar se shqiptarët në përgjithës­i vuajnë nga ideja se i dinë pothuajse të gjitha dhe kjo është një nga arsyet që qëndrojnë me orë të gjata duke debatuar për një larmi temash, një pjesë...

Gjithmonë kam menduar se shqiptarët në përgjithës­i vuajnë nga ideja se i dinë pothuajse të gjitha dhe kjo është një nga arsyet që qëndrojnë me orë të gjata duke debatuar për një larmi temash, një pjesë e të cilave nuk kanë as lidhje të përafërt me njëra-tjetrën. Por tani që jemi hapur mjaftueshë­m me pjesën tjetër të botës dhe kontaktet me të huajt janë natyrale, jam bindur plotësisht që tendenca për të qenë ekspert për gjithçka është një sindromë globale. Trajneri Sormani i Partizanit për shembull thuhet se është shumë i aftë në profesioni­n e tij të parë, atë të trajnerit. Bashkëpunë­torët e tij bëjnë me dije se e stërvit mirë skuadrën, e njeh mirë taktikën, nuk bën kompromise, di t'i ruajë balancat dhe për t'i rënë shkurt edhe puna në krye të skuadrës i ka marrë formë. Ky është një Partizan që ia vlen ta shohësh dhe pa dyshim të jep garanci për edicionin që pritet të nisë së shpejti. Por kur merr përsipër të bëjë letrarin, sajon ca krahasime që në rastin më të mirë të prishin humorin dhe atë më të keqin të ngrenë nervat. Që në ditën e parë si trajner zyrtar i Partizanit, nëpërmjet një konference për shtyp, tha pak a shumë që skuadra e tij e re do të jetë si Islanda apo Uellsi, meqenëse në atë kohë ishim nën ethet e EURO 2016. Reagimet nuk ishin pozitive, por edhe të ashpra jo. Sormani i asaj kohe kishte një rrethanë lehtësuese, pasi siç duket nuk ka pasur kohë të mjaftueshm­e për t'u njohur me historinë e ekipit që do të drejtonte. Në të kundërt, do ta kuptonte që Partizanit nuk i shkon të bëjë "Hirushen" sepse ka lindur për të bërë potentin. Nëse kishte zgjedhur ta krahasonte me skuadrat e Europianit të Francës, duhet të thoshte që Partizani do të jetë Gjermania apo Italia, pasi pikërisht këtë prepotencë përfaqëson në futbollin shqiptar. Ndërsa në prag të ndeshjes me Salzburgun deklaroi se do të jetë si miu kundër elefantit. Sigurisht që më pas do të ketë mbetur shumë i kënaqur me gjetjen e tij, aq më shumë që u trajtua si shumë filozofike, pasi zuri edhe vende qendrore në mediat e shkruara dhe vizive. Në fakt, ishte një krahasim kot fare. Miu është një specie shumë e pështirë dhe pavarësish­t i zi apo i bardhë, në Shqipëri nuk bën pjesë asnjëherë te lista e kafshëve shtëpiake. Aq i neveritshë­m është, saqë tifozët e kuq e përdorin si epitet për të ofenduar ata të skuadrës rivale të kryeqyteti­t. Pa dyshim që krahasimi është bërë për të treguar diferencat e stërmëdha midis skuadrave që do të ishin në fushë gjatë takimit në "Elbasan Arena", aq sa përmasat trupore midis miut, që ishim ne, dhe elefantit, që ishin austriakët. Por, pas sukseseve të shumta të Partizanit në Shqipëri, skuadra ka pasur mundësi që në periudha të ndryshme të ndeshej me kundërshta­rë që për kohën kanë qenë shumë më të mëdhenj se "elefantët" që mbërritën në Elbasan. Dhe më mirë që atëherë nuk ka qenë në pankinë Sormani, pasi nuk do ta kishte mundësinë për të gjetur një kafshë më të madhe për t'i krahasuar. Veç të tjerash, m'u kujtua se në vitin 1981, po për Kupën e Kampionëve, në "Qemal Stafa" ka ardhur Austria e Vjenës, edhe ata atëherë kampionë të Austrisë, por njëkohësis­ht edhe një personalit­et i futbollit europian. Dhe në çfarë kushtesh ishim atëherë? Siç është e gjithë skuadra e Sormanit, e cila lëviz gjatë kohëve të grumbullim­it me të njëjtën uniformë (por tani firmato) ishte pak a shumë e gjithë Shqipëria. Këmishë fanellatë, pantallona doku dhe këpucë shevro. Por Partizani ishte programuar të përballej me dinjitet dhe e fitoi ndeshjen e shtëpisë me një gol të Haxhi Ballgjinit. Kishte pak për të veshur edhe për të ngrënë, por në fushë nuk u futën si minj, le që për këtë Sormani mund të pyesë Starovën apo Mustën, që i ka gjithmonë pranë, pasi ata i kanë luajtur të dy 90minutësh­at. Edhe në Vjenë ishim provizoris­ht në avantazh dhe që të mos e zgjas unë, le të pyesë Genc Tomorin, autorin e golit të atëhershëm, aktualisht drejtor i Partizanit. Madje, edhe në ndeshjen e të martës, austriakët morën një fitore të pamerituar, pas një penalltie të vjedhur nga Berisha ( jo Saliu, ky tjetri Valoni), pra nuk kishte diferenca anormale. Edhe kur zbritën në kategori inferiore i dërguan me pahir, por nuk u shpërndanë si minjtë pas tërmetit, madje, në të kundërt, pasi iu bindën fatit, u rikthyen me dinjitetin e emrave të dikurshëm, për të arritur këtu… që të thërrisnin për ndihmë Sormanin. Por nuk mund të trajtohemi si tokë e pashkelur sepse kështu edhe fyemi. Si mi Partizani nuk ka qenë asnjëherë, as nga forma dhe as nga përmbajtja, por le që ky aty i ka dhe le t'i pyesë, qoftë Sulën, Gencin apo Perlatin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania