Panorama Sport (Albania)

Galiani, debat me aksionerët e rinj të klubit

Kampionët e Italisë të papërmbajt­shëm në merkato, gati 20 mln euro për sulmuesin

- Përgatiti: LEAR MAÇI

Juventusi nuk di të frenojë në merkato. Për të siguruar shërbimet e Gabriel Barbosës, bardhezinj­të i kanë ofruar 20 milionë euro Santosit, i cili tani është i detyruar që në bazë të kontratës të nisë bisedimet. "Propozimi i parë na ka ardhur, - deklaroi presidenti i klubit të Santosit, Modesto Roma. - Është ende shpejt, por duhet thënë se Juventusi na ka ofruar 20 milionë euro, ndërsa tani duhet një përgjigje nga ana e futbollist­it. Nuk mendoj se atij do t'i interesojë oferta e italianëve. Unë nuk dua që të largohet, por nuk vlen dëshira ime. Ka një klauzolë dhe vendimi i takon atij dhe familjes së tij. Janë njerëz seriozë…". Futbollist­i, sipas zërave që vijnë nga Brazili, do të ishte gati që të hiqte dorë edhe nga 20% e transferim­it, që i takon vetëm për të shkuar te Juventusi. Kartonin e futbollist­it e zotëron 40% Santos, 20% Doyen Sport dhe 40% vetë futbollist­i, që do të pajtohej me 20% të mbetura në këtë rast. Megjithatë, sipas fjalëve të presidenti­t të Santosit, Gabriel Barbosa nuk ka mbetur plotësisht i kënaqur nga oferta e "Zonjës së Vjetër". Ai pret një telefonatë nga Barcelona për të ndjekur gjurmët e Nejmarit, megjithatë një gjë është e sigurt: Juventus ka nisur të lëvizë dhe është në avantazh ndaj të gjithë klubeve të tjera për të siguruar shërbimet e sulmuesit të talentuar. Barbosa tërhoqi vëmendjen gjatë Kupës së Amerikës, ku ishte pika e referimit në sulmin e përfaqësue­ses braziliane të Karlos Dungës. Për lojtarin në garë është edhe Barcelona e Interit, mirëpo Juventusi është në avantazh karshi kundërshta­rëve për të siguruar shërbimet e Barbosës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania