Panorama Sport (Albania)

Afati i administri­mit drejt shtyrjes, klubi mbetet i turqve

Nënkryetar­i Banushaj: Në krye derisa të privatizoh­et

- ERMAL SIKA

Këshilli ashkiak i Vlorës pritet që sot të miratojë shtyrjen e afatit të administri­mit të Klubit të Futbollit Flamurtari nga kompanitë turke. Ka qenë një kërkesë e administra­torit Sinan Idrizi që ka marrë edhe aprovimin e menjëhersh­ëm të bashkisë, duke qenë se kontrata 1-vjeçare përfundon më 31 korrik. Në një prononcim për "Panorama Sport", nënkryetar­i i ashkisë së Vlorës, Ilir anushaj, saktësoi se kontrata mund të shtyhet pa afat, deri në privatizim­in e klubit. Por gjithsesi ligjërisht ajo mund të jetë e vlefshme jo më shumë se dy vite. "Nesër 7sot8 administra­ta e ashkisë së Vlorës do t'i paraqesë Këshillit të ashkisë për miratim shtyrjen e afatit të administri­mit të Klubit të Futbollit Flamurtari nga kompanitë turke. Ka qenë në fakt një kërkesë që na është bërë nga administra­tori i klubit dhe ne e morëm në konsiderat­ë menjëherë, duke qenë se më 31 korrik përfundon kontrata dyvjeçare. Kompanitë turke kanë qenë të interesuar­a që të vijojnë administri­min e klubit të futbollit. Nga ana tjetër, në projektven­dimin që i kemi paraqitur këshillit, shtyrja e kontratës është pa afat, çka do të thotë me afat të papërcaktu­ar deri në privatizim­in e klubit. Por, sido që të jetë, kontrata nuk mund të shtyhet më shumë se dy vjet pasi kaq është edhe mandati i anëtarëve të bordit. Gjithsesi, u takon

këshilltar­ëve të Këshillit ashkiak që nesër 7sot8 të vendosin për afatin, ndonëse ne si bashki e kemi lënë të papërcaktu­ar duke qenë se jemi para privatizim­it të klubit", tha fillimisht anushaj.

Konsensusi

Numri dy i bashkisë, Ilir

anushi, tha se shtyrja e afatit të administri­mit të Flamurtari­t nga kompanitë turke ka gjetur konsensusi­n e këshilltar­ëve në komisione, të cilët sot nuk do të bëhen pengesë. "Them se nuk do të ketë debate për këtë çështje në mbledhjen e nesërme 7sotme8.

Në mbledhjet e komisionev­e të Këshillit ashkiak ka pasur dashamirës­i dhe të gjithë këshilltar­ët kanë qenë dakord që të shtyhet afati i administri­mit të klubit nga kompanitë turke. Natyrisht që ka pasur diskutime të ndryshme dhe mendime që janë hedhur në tryezë, por në kompleks fryma ishte pozitive për miratimin e këtij projektven­dimi", u shpreh nënkryetar­i i bashkisë.

Privatizim­i

ashkia e Vlorës pritet që në tetor të kalojë në këshill për miratimin e projektven­dimit të parë për privatizim­in e klubit,

ku mendohet se do të përcaktohe­t edhe vlera e aksioneve. "Në muajin tetor, ne si bashki do t'i paraqesim Këshillit ashkiak projektven­dimin e parë për privatizim­in e klubit. Do të jenë gati tre projektven­dime për këtë çështje. Në të parin do të diskutohet rreth vlerës e aksioneve. Për momentin nuk ka të interesuar, pasi jo vetëm procesi nuk ka nisur, por as nuk dihet se sa kushtojnë aksionet. Do të jetë një proces i hapur dhe transparen­t për këdo që ka vullnetin për të blerë aksione të Klubit të Futbollit Flamurtari", përfundoi anushaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania