Panorama Sport (Albania)

Tomori në krizë, Mihani braktis skuadrën

Mesfushori kërkonte garanci financiare nga klubi, zgjedh Korabin për të vazhduar karrierën

-

Meglind Mihani, mesfushori kavajas largohet pa ardhur ende mirë te Tomori. Merkato e beratasve ka nisur në mënyrën më negative të mundshme. Burime të sigurta të "Panorama Sport" bëjnë me dije se lojtari është larguar nga skuadra për shkak të ofertës së ardhur nga Korabi, i cili kampionati­n e ardhshëm do të luajë në Superiore. Kjo ishte shtysa që lojtari të largohej. Gjithashtu, bëhet e ditur se futbollist­i u kishte kërkuar beratasve një shumë parash në dorë si garanci dhe më pas pjesa tjetër t'i depozitohe­j gjatë edicionit futbollist­ik. Por, drejtuesit e klubit duket se nuk kanë rënë dakord dhe i kanë lënë rrugën e lirë mesfushori­t Mihani për të zgjedhur një tjetër. Fillimisht, u konfirmua nga klubi se çdo gjë ishte mbyllur dhe se Mihani do të luante për beratasit në kampionati­n e ardhshëm, por që palët janë ndarë. Tashmë, i vetmi i afruar në ekip deri tani është mbrojtësi Daniel Ramazani. Me sa duket, ky do të jetë një sezon i vështirë për klubin beratas, ku mungesa financiare ka nisur të ndihet ndjeshëm në përforcime­t e kësaj merkatoje verore. Borxhet kanë krijuar një gropë të madhe financiare, për të cilën edhe vetë drejtuesit e Tomorit janë të paqartë se çfarë po ndodh. E ardhmja duket se nuk është e sigurt, ku ky klub mund të pësojë fatin e sezonit 2014-2015. Atëherë objektivi ishte ngjitja në Superiore, por që gjithçka u shkatërrua në fundin e sezonit dhe beratasit u rrëzuan në Kategorinë e Dytë. Skuadra u rikthye në të Parën pas një viti në të Dytën. Dhe drejtuesit kanë deklaruar se synimi i skuadrës për sezonin e ri do të jetë rikthimi në elitë. Por, duke parë përbërjen e skuadrës dhe krizën financiare, do të jetë e vështirë që të krijohet një ekip pretendent për Superioren. Ditët në vazhdim do të jenë vendimtare në lidhje me të ardhmen e Tomorit. Ekipi ka nisur stërvitjen prej disa ditësh nën drejtimin e trajnerit Bledar Sinella. Eris Sylyku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania