Panorama Sport (Albania)

Interi për Champions, Juventusi është i fortë

- Nga XHUZEPE BERGOMI

Interi ka shumë kualitete që, për momentin, kanë dalë në plan të dytë, pasi të gjithë po flasin për çështjet që kanë shumë pak lidhje me futbollin. Tani për tani, nëse shikojmë emrat që ka në dispozicio­n Mançini, e them me plot bindje se zikaltrit mund të arrijnë lehtë në Ligën e Kampioneve. Vitin e kaluar grupi i lojtarëve u rrit shumë në aspektin profesiona­l, kurse tani pres edhe më shumë, pasi skuadrës i janë bashkuar emra si Banega, Ansaldi dhe Erkin. Nëse duhet të jemi realistë, Juventusi është shumë e vështirë që të arrihet. Ata i kanë shtuar dy lojtarë si Gonzalo Higuain e Miralem Pjaniç një grupi që vjen pas pesë titujsh të fituar radhazi. Por, duke thënë këtë, nuk pranojmë se futbolli është një shkencë ekzakte, prandaj nuk prirem që të përjashtoj kategoriki­sht arritje të mëdha për Interin. Mirëpo, le të përqendroh­emi te sfida për një vend në Ligën e Kampioneve. Juventusi me blerjet e veta ka dobësuar shumë rivalet direkte të Interit. Në këtë pikë, si Napoli dhe Roma do të duhen që të gjejnë lojtarë funksional­ë për projektet e tyre. Ndërsa Interi, me merkaton që ka bërë, them se tani pret që të kompletohe­t me pak punë në fushë dhe me afrimin e dy lojtarëve të tjerë cilësorë. Në këtë drejtim, unë do të isha i qetë. Unë u them që të gjithë tifozëve zikaltër që ta shikojnë gotën gjysmë plot. Tani topi i ka kaluar Mançinit. Atij do t'i duhet që të gjejë modulin e saktë për Interin. Në këtë drejtim them se Manço duhet që të përdorë 4-2-3-1. Ky është moduli i saktë për Interin që mund të rreshtohet me 4-3-3 klasik, pasi i mungon një sulmues i djathtë. Për momentin, për atë rol ata kanë Biabininë. Ndërsa modulin e parë e shikoj si ideal për skuadrën, pasi kështu Manço do t'i shfrytëzon­te në maksimum karakteris­tikat e lojtarëve që aktualisht ka në formacion. Në fund, dua të them se tifozët nuk duhet që të kenë frikë edhe nga shitjet e lojtarëve me emër. Mendoj se nëse heqin dorë nga Brozoviçi për hir të Kandrevës, atëherë Interi do të bënte një marrëveshj­e të mirë, pasi do të merrte në ekip një futbollist që sjell gola dhe asist. Unë jam i mendimit se vetëm shitja e Ikardit do t'i detyronte zikaltrit që të ndryshonin planet. Unë kam besim se një Inter pa Ikardin, por me dyshe sulmuese të formuar nga Eder dhe Jovetiç do të ishte një ekip për t'u respektuar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania