Panorama Sport (Albania)

U ofrohet një ish-kapiten kuqezi

Vlonjati ka mbajtur shiritin e Kombëtares U-17, produkt i akademisë së Juventusit

- ILIR CARA

Merkatoja e Partizanit ka hyrë në një fazë kritike, pasi në vend që të shtohen prurjet, po largohen edhe ata që u prezantuan në fillim të procesit, si Volas dhe së fundmi Arapi. Megjithatë, drejtuesit kanë besim se deri në fund të gushtit grupi do të plotësohet me elementët e duhur. Prej ditësh stafi ka nisur bisedimet me disa futbollist­ë, kryesisht me tipare sulmuese, por ende nuk është arritur finalizimi me ndonjërin prej tyre. Afrimet priten nga tregu i huaj, kryesisht nga Italia. Përpos emrave që janë publikuar ditë më parë në "Panorama Sport", si dyshja sulmuese Mama Baba Thiam- Manuele Fishnaler, mësohet se në bisedime janë përfshirë edhe disa njohje të vjetra të teknikëve italianë të Partizanit. Së fundmi, drejtuesve u është ofruar edhe ish- kapiteni i Kombëtares shqiptare U-17, ku ka shënuar dhe një gol, si dhe është pjesëtar i kuqezinjve U- 19, Françesko Tahiraj. Vlonjati i datëlindje­s 21 shtator 1996 është produkt i akademisë së Juventusit, ku ka qenë pjesë nga viti 2006 deri në 2014ën, kur juventinët e shitën te rivalët e Torinos për 75 mijë euro. Mesfushori me tipare sulmuese, pas karrierës me moshat në Itali me Juventusin, Karpin dhe Torinon, në gusht të 2015- ës nënshkroi kontratë si profesioni­st me klubin slloven Zavrc. Në fillim të këtij sezoni, Tahiraj ka kaluar te klubi tjetër slloven, Aluminij, me të cilin ka luajtur tri ndeshje si zëvendësue­s. Françesko Tahiraj nuk është një emër i panjohur për stafin teknik italian të Partizanit, pasi më herët ata kanë punuar me moshat në shtetin fqinj. Mësohet se lojtari i kombëtarev­e kuqezi u është rekomandua­r drejtuesve të Partizanit, por për afrimin e tij vendos trajneri Adolfo Sormani, i cili ka marrë përgjegjës­itë e përzgjedhj­eve të fundit për ekipin në merkato.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania