Panorama Sport (Albania)

Zbardhet shuma, afro 45 mijë euro për Nexhipin

Ish- mesfushori­n e Partizanit dhe dibranët i ndan vetëm firma në kontratë

-

Një ditë më parë "Panorama Sport" publikoi lajmin se Nderim Nexhipi është shumë pranë transferim­it te Korabi, ndërsa dje ka mësuar shifrën që do të përfitojë ish-kapiteni i Partizanit për një sezon te dibranët. Burime për gazetën konfirmuan se Nexhipi do të marrë afro 45 mijë euro për këtë sezon dhe tani ka mbetur vetëm hedhja e firmës në kontratë. Kjo e fundit ndan dy palët, por jo për shumë kohë. Marrëveshj­a është arritur në të gjitha aspektet dhe mesfushori pritet të firmosë me klubin e drejtuar nga Artan Mërgjyshi. Dibranët kanë bërë një merkato shumë të mirë deri tani, por me transferim­in e Nexhipit do të ishin të kompletuar edhe në repartin e mesfushës. 32- vjeçari e njeh mjaft mirë kampionati­n shqiptar, pasi ka luajtur më parë me skuadrën e Partizanit dhe të Flamurtari­t. Me të kuqtë ai arriti të bëhej edhe kapiten i skuadrës, ndërsa u shndërrua në lojtarin kryesor dhe më të dashur të tifozëve. Aventura e tij në Vlorë nuk ishte në lartësinë e duhur, por edhe rikthimi te Shkëndija në Maqedoni nuk ishte për t'u mbajtur mend. Tani, Nexhipi kërkon një tjetër sfidë dhe Korabi duket se është skuadra e duhur për ta rikthyer edhe një herë në qendër të vëmendjes. Dibranët siguruan ngjitjen në Kategorinë Superiore gjatë këtij sezoni dhe kanë premtuar se do të lënë gjurmë. Drejtuesit kanë bërë shumë afrime cilësore nga ekipi i Laçit dhe duket se janë gati për të bërë një sezon pozitiv. Me transferim­in e Nexhip- it, trajneri Artan Mërgjyshi do të ketë një armë të shtuar në skuadër, pasi me shërbimet e një mesfushori me eksperienc­ë dhe me cilësitë që ka ai, atëherë merkato e Korabit është duke marrë notat maksimale. Palët kanë qenë prej kohësh në bisedime dhe tashmë është gjetur dakordësia që Nexhipi të bëhet pjesë e Korabit për edicionin e ri.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania